Ishte nga më të mirët në fushë kundër Romës, flet Dermaku: Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi një ekip të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 21:33

Ishte nga më të mirët në fushë kundër Romës, flet Dermaku: Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi një ekip të fortë

Parma ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku, mposhti në shtëpi Romën ditën e sotme, me rezultatin e pastër 2-0.180151009-4aea3f02-5510-4341-9633-2248b4dbe8c1

Pikërisht mbrojtësi kuqezi, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, teksa ndaloi disa sulme të rrezikshme të kundërshtarit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Dermaku ka dhënë një intervistë për mediat e vendit fqinj, ku u shpreh se janë një ekip i fortë, por duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. “Ishim shumë mirë gjatë 90 minutave, dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Ne ishim të shkëlqyer. Ky është një hap i rëndësishëm, pasi të fitosh ndaj ekipeve të mëdha, rritet edhe besimi, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.dermaku

Jemi një skuadër e mirë, këto pikë janë të rëndësishme për një ekip që objektiv ka shpëtimin. Kemi akoma shumë gjëra për të bërë. Qëllimi ynë është mbijetesa. Gjithmonë në fushë hyjmë për të fituar.  Ne po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje.”, u shpreh Dermaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"