Ishte nën hijen e Mesit, por Nejmar mund të rikthehet përsëri te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 13:41

Ishte nën hijen e Mesit, por Nejmar mund të rikthehet përsëri te Barcelona

Nejmar është lojtari më i shtrenjtë i historisë. Këtë rekord ai e vendosi vitin e kaluar kur kaloi nga Barcelona për te PSG, për 222 milionë euro. Braziliani mendonte se ishte gjatë gjithë kohës nën hijen e Mesit dhe i duhej një skuadër ku mund të ishte protagonist.

Nejmar

Megjithatë, 1 vit më vonë duket se tabloja ka ndryshuar përsëri. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Nejmar është shprehur pas sfidës së fituar me Argjentinën se rikthimi në Spanjë te Barcelona nuk është diçka e pamundur. Duket se 26-vjeçarin e tërheq idea e të luajturit me Mesin dhe mbi të gjitha me Kutinjon, shok i ekipit kombëtar. Po ti shtojmë këtu edhe faktin se në Paris Nejmar po gjendet përsëri i eklipsuar nga Mbape, atëherë këto zëra të përhapura nga gazeta spanjolle qëndrojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"