“Ishte në presion psikologjik”, Mehmeti zbulon prapaskenat e transferimit të Skukës te Partizani: Ja çfarë i thashë drejtorit Rama
Ish-trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti u kthye mbrapa në kohë, teksa sonte në prononcimin e dhënë për emisionin “Sport News” të moderators Trevisa Tufa, në News 24 foli për kohën kur u vendos që Xhuliano Skuka të kalonte tek Partizani nga radhët e Dinamos Mehmeti ishte i pari që i dha besim Skukës, me këtë të fundit që ia shpërbleu më së miri në fushën e lojës. Ish-tekniku zbuloi prapaskenat interesante teksa u shpreh:
“Gjithmonë kur skuadra nuk ka rezultate të mira, fajësohet trajneri. Skuka ishte rasti i parë që aktivizohej me Dinamon dhe nuk trajtohej sicc duhej.
E shikojë që e vendosnin në linjat anësore por është tipik 9-sh. Atë kohë kemi diskutuar me drejtorin Olsi Rama, i kam thënë që është lojtar i talentuar dhe do na bëjë punë. Ishte në presion psikologjik. Jam shumë krenar që erdhi te skuadrat atë kohë. E pashë që vuante shumë te Dinamo.
Transferimi i Mba te Partizani? Varet sa do përshtatet. Ka të bëjë niveli i kampionatit kosovar, i krahasuar me atë tonin” , deklaroi Mehmeti.
PANORAMASPORT.AL
