Ishte më i dalluari, 3 klube të Superiores duan kapitenin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 11:27

Ishte më i dalluari, 3 klube të Superiores duan kapitenin e Teutës

Kapiteni i Teutës, Arbër Çyrbja, cili është një nga lojtarët më të spikatur të Kategorisë Superiore, ka tërhequr interesin e disa prej skuadrave elitare në futbollin shqiptar si Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani, të cilat dëshirojnë ta kenë në përbërjen e tyre për sezonin e ardhshëm.

Cyrbja

Por, dëshira e shijakasit është për një eksperiencë në një kampionat më të fortë dhe, nëse vjen oferta e duhur, gjithçka mund të ndodhë, por nuk përjashtohet as opsioni për të luajtur edhe një sezon në vendin tonë. Por, më parë klubet që janë të interesuara, duhet që të gjejnë marrëveshjen me presidentin Hasanbelliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"