“Ishte i imët dhe me astmë, nuk besoja se do të bëhej futbollist”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 17:44

“Ishte i imët dhe me astmë, nuk besoja se do të bëhej futbollist”

Geri Nevil nuk ka menduar asnjëherë se Pol Skolls do të bëhej një futbollist. Të paktën kur ai e ka parë për herë të parë në moshën 12 vjeçare.

nevill skolls

“Nëse do të më kishin thënë për Skollsin në moshën 12-13 vjeçare se do të bëhej një nga futbollistët më të mirë anglezë, unë nuk do ta besoja. Ishte shumë i vogël dhe i imët. Nuk kishte fuqi dhe forcë. Topi mund t’i merrej shumë kollaj dhe për më tepër vuante nga astma. Ishte i mirë me topin në këmbë por nuk mendoja se kishte aftësinë për të përballuar futbollin anglez. Në moshën 15-16 vjeçare ai ndryshoi dhe filloi të ushqehej mirë. Klubi nuk e humbi besimin dhe ai u bë një nga futbollistët më të mirë të historisë së Premier Ligës”, përfundoi Nevill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"