Ishte i ftuar mes legjendave të Milanit për 120 vjetorin, tifozët kuqezi “tërbohen” me atë që bën Alegri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 18:29

Ishte i ftuar mes legjendave të Milanit për 120 vjetorin, tifozët kuqezi “tërbohen” me atë që bën Alegri

Dita e sotme përkon edhe me 120 vjetorin e klubit të Milanit, të cilët gjithsesi zhgënjyen ndaj Sasuolos 0-0 në “San Siro”.153756441-931eefb0-7c78-499f-9ed9-323f1f140623

Para fillimit të takimit, shumë legjenda të Milanit dolën në fushën e “San Siro”, mes brohorimave të mëdha të publikut, për ato që ata kanë arritur me këtë klub. Në mesin e shumë legjendave, aty ishte edhe Masimiliano Alegri, i cili fitoi kampionatin me Milanin në 2011.

Pikërisht një episod i kapur me protagonist teknikun toskan, ka filluar të ngrejë dyshime të mëdha. Të gjithë legjendat gjatë kohës kur dolën në fushë, mbanin nga një shall të vënë në dispozicion nga klubi, me simbolet e ekipit të Milanit.milan-glorie_ryzby8rulvxj1y1xj0cfi25fc

Ndryshe nga gjithë të tjerët, Alegri nuk e kishte një të tillë, dhe kjo ka bërë që të ngrihen shumë dyshime, nëse tekniku në fjalë nuk e mbante atë për shkak se ka qenë pjesë e Juventusit, aty ku ai gjithashtu ka shkruar një pjesë të historisë.

Tashmë tifozët e Milanit kanë filluar të shfaqin edhe urrejtjen e tyre për Alegrin, teksa në rrjetet sociale kanë reaguar shumë keq për këtë gjest.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"