Ishte heroi ndaj Bylisit, mesfushori i Erzenit: Hodhëm një hap të sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2022 | 22:41

Ishte heroi ndaj Bylisit, mesfushori i Erzenit: Hodhëm një hap të sigurt

Shënon rrallë, por kur duhet. Golat e tij kanë gjithnjë vlerë “trepikëshe”. Ia ka dalë me Burrelin dhe tani me Erzenin. Ishte Loran Kuintanilha, protagonisti i padiskutueshëm i Bylis-Erzeni.

Erzeni

Shënoi në të 44-ën minutë dhe u dha mundësi ballshiotëve të sigurojnë një fitore që i jep arratinë.

Braziliani është kthyer në një lider për mesfushën dhe sikur të mos mjaftonte shpejtësia dhe teknika që zotëron, i vjen në ndihmë edhe sulmit. Veç harkimeve perfekte dhe pasimeve të fundit, di edhe të çojë topin në rrjetë.

Pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, 26-vjeçari tha:

“Jam shumë i lumtur që e fituam këtë ndeshje. Ne duhet ta mbyllnim që në pjesën e parë dhe rastet i kishim për të shënuar sërish. Por duket se kur fiton 1-0 dhe kur bën lojë të mirë, është shumë bukur.

Kemi thelluar diferencën me Erzenin, duke hedhur një hap të sigurt drejt objektivit tonë. Kemi festuar gjatë dhe e meritojmë, sepse patëm më shumë tifozë dhe u krijua një atmosferë shumë e bukur.

Tashmë të ruajmë këto pozita dhe të fitojmë në çdo ndeshje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"