Ishte gati të përballej në finale, sportisti i UFC tërhiqet nga gara pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 13:29

Ishte gati të përballej në finale, sportisti i UFC tërhiqet nga gara pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus

Gilbert Bërns është detyruar të tërhiqet nga gara e eventit të UFC, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Braziliani 33-vjeçar ishte gati të përballej me Kamaru Usman për titullin kampion në peshat e lehta.

berns ufc

Bërns udhëtoi nga Florida në Las Vegas, për të udhëtuar më pas në Abu Dabi por nuk mundi dot të mbërrinte në destinacion pasi në testet që bëri  doli pozitiv me kovid-19. Edhe vëllai dhe trajneri i sportisitit rezultuan gjithashtu pozitivë me koronavirus.

Pasi mësoi lajmin se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës Bërnsa ndau në “Twitter” një mesazh me ndjekësit. Ai shkroi: “Lajmë të këqija, nuk ndihem mirë por do ta fitoj këtë betejë. Qëndroni të sigurtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"