“Ishte faull, vendosi dorën te Masanga”, Mehmeti shpjegon golin e anuluar: Mund të më anulojnë edhe mua një në Shkodër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 20:36

“Ishte faull, vendosi dorën te Masanga”, Mehmeti shpjegon golin e anuluar: Mund të më anulojnë edhe mua një në Shkodër…

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, e ka cilësuar vendim të drejtë atë të gjyqtarit Ferataj për të anuluar golin e Vllaznisë në minutën e 93-të në ndeshjes së Kupës. Duke folur për “SuperSport” ai bëri të qartë se pse e shihte si faull momentin e golit të Aralica.

mehmeti

“Normalisht të tilla ndeshje sjellin jo qetësi në aspektin psikologjik dhe lojtarët nuk e interpretojnë siç duhet. Ndikon në kualifikim dhe presioni ndikon te lojtarët, mendoj se duhej të ishim më cinikë para portës te situata që kemi pasur me Zhunior e Skukën në dy momente, sidomos me kokë por edhe driblimi në zonë. Duhet të ishte më altruist dhe të pasonte. Janë situata që të kthejnë ndeshjen, e vuajmë këtë pjesë, duhet të jemi më konkretë. Por edhe presioni i ndeshjes në aspektin psikologjik i frenoi lojtarët që të jenë më të lirshëm.

Sa i përket pjesës së parë u munduam të ishim në ekuilibër dhe u vendosëm me Skukën e Zhunior në anësore. Nuk arritëm të shkonim siç duhet edhe pse kishim mundësitë në 2-3 momente në pjesën e parë. Në të dytën ndryshova mënyrën se si shkonim te porta, por nuk ia arritëm të shënonim. Duhet të jemi më të qetë në ato situata dhe ta zgjidhim me kokën jo më të nxehtë, por të ftohtë.

U përshtatëm pas 25 minutash që bëra ndryshim, më pëlqeu se patëm shumë ndryshime pozicionesh. Por jam shumë jo i kënaqur sa u përket 20 metrave të fundit, sidomos  për presionin në fazën mbrojtëse.

Situata me Vllazninë është shans. Duke pasur parasysh ndeshjen në kampionat, duke humbur raste në pjesën e dytë edhe me lojtarë më tepër, duke pasur parasysh minutat e fundit në kampionat dhe situata të tjera, është më shumë çështje fati. Por sot është histori tjetër se dy skuadrat vinin me presion jo të zakonshëm.

Goli i anuluar? Ndoshta mund të më anulohet një gol në Shkodër… Po ta shikojmë me qetësi, do të shohim që sulmuesi i Vllaznisë është ngjitur dhe ka vënë dorën mbi shpatullën e Masanga dhe është ngjitur shumë lart, mendoj se është faull. E ka ndihmuar duke penguar Masanga . Shiheni dorën që ka vënë dhe nuk e ka lënë, urdhëro dorën që e ka shtyrë, është shumë evidente.

Unë mendoj se do të luajmë në të dy frontet, edhe pse në kampionat jam shumë i pakënaqur nga mënyra se si kemi lënë pikët. Jo se na kanë dominuar kudnërshtarët, sidomos në dy ndeshjet e fundit. Është e pafalshme që kemi humbur dy penallti dhe raste flagrante, kjo më shqetëson me tepër se me 3-4 pikë më shumë mund të ishim më lart. Duke pasur parasysh se janë 30 pikë në lojë, jemi në të dy frontet. Pas kësaj ndeshje jam i përkushtuar në ndeshjen me Laçin që kam të hënën”, tha Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"