“Ishte e vështirë të punoje me një si Hënes”, rrëfehet Van Gal: Riberi nuk e kuptoi kurrë filozofinë e lojës sime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2019 | 17:55

“Ishte e vështirë të punoje me një si Hënes”, rrëfehet Van Gal: Riberi nuk e kuptoi kurrë filozofinë e lojës sime

Për trajnerin holandez, Luis van Gal, dy vitet si trajner i Bajernit, ishin nga më të vështirat në karrierën e tij. “Ndryshimi me klubet e tjera ishte fakti se aty ishin të përfshirë shumë ish-lojtarë që ndikonin në skuadër”, u shpreh 67-vjeçari për revistën “11 shokë”. Sidomos marrëdhënia me presidentin e skuadrës, Uli Hënes, ishte shumë e vështirë.

Van Gal 2

“Problemi ishte i thjeshtë, ishim dy personalitete të ndryshme, që nuk na nxinte një derë”, tha ish-trajneri i Bajernit, i cili fitoi kampionatin dhe kupën në vitin 2010, duke u mundur në finalen e Champions-it nga Interi i Murinjos. Ai është cilësuar jo pak herë si një diktator, kjo për shkak të karakterit të vështirë që kishte.

“Mund të jetë e drejtë, sepse në fillimet e rinisë sime kam dashur të jem në rolin e komandantit. Por për të arritur një objektiv, duhet që t’i shkosh deri në fund filozofisë tënde”. Ndaj, reagimi i trajnerit holandez është alergjik kur pyetet për lojtarë si Frank Riberi apo Luka Toni.

“Këta lojtarë nuk ishin në gjendje të ndiqnin filozofinë time. Ata mendonin se me statusin që kishin, mund të kishin çdo të drejtë”, por që në gjykimin e Van Gal kjo nuk ekzistonte. “Lojtarë si Rajkard dhe Figo kishin të njëjtin status, por kjo nuk u bënte përshtypje atyre”. Lusi van Gal ka një karrierë të pasur me klubet ku ka drejtuar.

Ai fitoi me Ajaksin Kupën UEFA në 1992 dhe Champions-in në 1995. I suksesshëm ai ishte edhe me Barcelonën, Alkmarin dhe Mançester Junaitid. Si trajner i kombëtares, ai drejtoi Holandën në Botërorin e 2014, duke u renditur në vendin e 3-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"