“Ishte e vështirë pa 13 lojtarë, ringrihemi sërish”, Myler: Gladbah mace e zezë për ne, ndeshja nuk duhet të luhej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 12:54

“Ishte e vështirë pa 13 lojtarë, ringrihemi sërish”, Myler: Gladbah mace e zezë për ne, ndeshja nuk duhet të luhej

Humbja me Glad bahun nuk ka kaluar pa pasoja te skuadra e Bajernit, e cila iu nënshtrua mungesave të 13 lojtarëve, shumë prej tyre titullarë. Mesfushori i kampionëve, Tomas Myler, e quajti të vështirë situatën që po kalon klubi i tij duke thënë se:

MYLER 1

“Një 90 minutësh ku gjithçka ishte kundër nesh. Pjesa e parë ishte disi e çuditshme për nga mënyra se si shkuan gjërat. Mund të kishim shënuar 3-4 gola, por në fund e pamë veten në disavantazh.

Mbrojtja ishte shumë pasive në aksionet e kundërshtarit, kjo dhe jo për faj të tyre. Kimish nuk ka luajtur kurrë në atë pozicion. Më pas humbëm shumë zotërimin e topit duke gabuar në pasime elementare. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi”, tha Myler.

GLADBAHU, MACJA ZEZË – “Duket se nuk po arrijmë të fitojmë ndaj tyre (Gladbah). Është çështje psikologjike mendoj edhe pse në ndeshjen e fundit ishim të detyruar të përballeshim në kushte jo të barabarta”.

PËR RASTET ME COVID – “Na kanë penalizuar shumë. Është e çuditshme që ka pasur kaq shumë raste duke parë që lojtarët i janë përmbajtur rregullave anti-COVID. Shpresoj që këto të jenë rastet e fundit”.

PËR SHTYRJEN E NDESHJES – “Nuk mund të flas për kompetenca që nuk i kam. Detyra ime është të luaj futboll. Më thanë të zbres në fushë dhe atë bëra, por nuk mendoj që ishte normale që u luajt në kushte të tilla. Nuk i shërbeu askujt”.

GARA PËR TITULL – “Gjithçka është e hapur, fitorja e Borusias është një kambanë alarmi për ne. Por, kjo nuk do të thotë se kemi frikë. I kemi mundur në ndeshjen direkte dhe do ta bëjmë sërish. E dimë forcën që kemi dhe vështirësitë që do të hasim në këtë fazë të dytë të sezonit. Kampionati do jetë i hapur deri në fund”.

PËR FORMËN – “Ndihem mirë dhe mendoj që kam ende shumë për të dhënë. Të premten m’u desh të bëja një sforco për të mbuluar disa reparte. Ishim në situatë emergjente dhe mendoj që çdokush do të kishte bërë të njëjtën gjë”.

PËR NAGELSMANIN – “Julian bëri gjithçka për të përgatitur një ndeshje të denjë. Edhe ai mund të bënte shumë pak me lojtarët që kishte në dispozicion. Gjithsesi, mund të them se në përgjithësi skuadra bëri një lojë të mirë dhe diferencat në fushë nuk u ndjenë fare”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"