“Ishte e pafalshme ajo vendosje”, Shpëtim Duro: Vllaznia vetëm simulonte në pjesën e dytë, në pushim kritikova ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 18:38

“Ishte e pafalshme ajo vendosje”, Shpëtim Duro: Vllaznia vetëm simulonte në pjesën e dytë, në pushim kritikova ata që…

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shpreh i zhgënjyer, pas humbjes në gjysmëfinalen ndaj Vllaznisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

bandicam 2021-04-14 18-32-57-683

HUMBJA- Më vjen keq për momentin e golit, po luanim mirë deri në atë moment. Ishte e pafalshme ajo vendosje. Luanim në transfertë, kjo gjë i jep zemër skuadrës kundërshtare dhe na krijon probleme edhe ne. Duhet të gabosh që të humbësh, ky është futbolli. Parashikova një ndeshje që mund të shkonte edhe në shtesë. Kjo ishte arsyeja pse aktivizova në pjesën e dytë Mazrekajn dhe Harmon.

VENDOSJA E SKUADRËS- Më erdhi keq që u ndëshkuam në atë situatë, nuk na falet, unë e di kush e ka përgjegjësinë. Të vjen keq, pjesën e dytë patëm më zotërim loje. Kishte momente që u bë lojë e mërzitshme. Shikoja një skuadër si Vllaznia, duke simuluar, duke rënë në fushë dhe duke ulur ritmin. Në pjesën e dytë kishim epërsi ndaj kundërshtarit, jo se krijuam shumë raste.

KARTONËT E SHUMTË- Në pushim kam kritikuar ata që gabuan. Më shqetëson problemi i kartonëve. Skuadra ka një farë nervozimi dhe tensioni që e shpreh në fushën e lojës. Kisha frikë për Mustën dhe Lushkjan, mos ndëshkoheshin me karton të kuq, po të jesh me 10 veta përfundon gjithçka. Kemi pasur probleme këtë javë, skuadra s’ka qenë e plotë. Sot aktivizova 17-vjeçarin Bytyçi. Duhet ta komplimentoj, e justifikoi prezencën e tij”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"