“Ishte dhe s’ishte faull”, Denis Rexha bën humoristin. Ja pikantet e sfidës Laçi-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 17:05

“Ishte dhe s’ishte faull”, Denis Rexha bën humoristin. Ja pikantet e sfidës Laçi-Tirana

Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Tiranës është luajtur mes kushteve të rënda të terrenit. “Panorama Sport” sjell pikantet e takimit: 

Tirana festa

– Që në start shihet qartë vështirësia e kontrollit dhe qarkullimit të topit. Sfera thuajse nuk ecën në pjesën më të madhe të fushës, por Meta nis dhe vijon lojën.

– Tribuna përkarshi në pjesën e parë nuk pati asnjë tifoz, ndërsa në të dytën pas pushimit të reshjeve disa tifozë u shfaqën. Te sektori i miqve ishin afro 35 tifozë të Tiranës, sfiduan edhe reshjet e shiut.

– Cungu kapet me të katërtin për një faull, “ishte apo nuk ishte”, dhe Denis Rexha bën rolin e humoristit: “Ishte dhe nuk ishte…”.

– Halili mbërrin në stadium rreth minutës së 15-të.

– Arbitrat ndërrojnë uniformat në pjesën e dytë, ndërkohë që pushojnë edhe reshjet e shiut.

Tirana

– Një top i humbur para zonës nga Stazhilla tërbon Cungun: Ulërima portierit për të mos e luajtur tokazi, por sa më larg zonës.

– Një minutë më vonë, në të 26-ën, Egbo këshillon Kalenë se si duhet të veprojë në terrenin e baltosur.

– Kryesori Meta e mbyll shpejt fraksionin e parë, lejon vetëm 30 sekonda nga 1 minutë që ishte akorduar.

Tirana festa

– Janë dashur 63 minuta lojë që të akordohet një goditje nga këndi. Vendësit e ekzekutuan atë.

– Nuabueze shkakton panik, teksa tregohet i pakujdesshëm në kundërsulmin e shpejtë, duke goditur në kokë portierin Lika.

B.Balliu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"