“Ishte detyra jonë të fitonim”, Brdariç: Kur të hyj vetë në fushë, Vllaznia nuk do të pësojë gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2021 | 19:21

“Ishte detyra jonë të fitonim”, Brdariç: Kur të hyj vetë në fushë, Vllaznia nuk do të pësojë gol

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e marrë ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, Brdariç bëri një batutë duke u shprehur se kur të hyjë vetë në fushë atëherë nuk do të pësojnë gol.

brdaric 1

Reagimi nga skuadra: “Pikë së pari jam i gëzuar për fitoren, e merituam sepse treguam një performancë solide, ishim të aftë të shënonim më shumë gola. Jam krenar për lojën, për golat. Ishte detyrë për ne të fitonim, kishim dhe pak presion por ja dolëm me sukses.

Harmonia në grup: Mendoj se jemi akoma në përmirësim, kam thënë që skuadra është në ndërtim. Të gjithë lojtarët po integrohen, jo çdo gjë që kemi bërë ka qenë e keqe. Duhet të marrim gjërat e mira dhe me kalimin e kohës shpresoj të arrijmë një formë të mirë për të marrë disa fitore radhazi.

Hapësirat në mbrojtje: Mesa pashë unë nuk ishte penallti ai pretendim. Kemi përmirësuar shumë në aspektin defensiv, kemi për të përmirësuar akoma në kundërsulmet që pësojmë. Gjithsesi mendoj se kemi arritur një fitore të mirë dhe mendoj se me kalimin e kohës nëse mbajmë këto mendime dhe ne do të jemi pozitiv dhe do të shkojmë përpara.

Ndoshta ne duhet të zgjedhim në mënyrë më të mirë kush duhet të niset para dhe kush do të duhet të qëndrojë prapa në mbrojtje. Tifozëve u pëlqen ky stil loje, Vllaznia nuk është më surrprizë pasi ekipet e dinë dhe përgatiten përballë nesh, megjithatë sot morëm një fitore dhe kjo ka rëndësi.

Mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit: Nuk do të pësojmë më gol kur të luaj unë me ekipin në fushë. Mund të jetë ndoshta dhe për shkak të pozicionit që kanë ndaj ekipit por dhe për shkak të çmimit për biletat. Dua të falënderoj tifozët e pranishëm në stadium dhe në ndeshjen e ardhshme të jenë sa më shumë pasi kemi nevojë për ta”, u shpreh Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"