“Ishte dëshira ime për tu larguar”, sulmuesi shkodran e mbyll me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 15:22

“Ishte dëshira ime për tu larguar”, sulmuesi shkodran e mbyll me Vllazninë

Sulmuesi Belajdi Pusi ka mbyllur bashkëpunimin me Vllazninë, teksa ka vendosur të largohet nga klubi shkodran.pusi

Ndonëse shkëlqeu me moshat, ishte e vështirë që Pusi të gjenet shumë minuta me ekipin e parë, i cili drejtohet nga trajneri Mirsad Jonuz. Pikërisht për këtë arsye lojtari ka vendosur të largohet nga Vllaznia, për të gjetur një klub të ri ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili në rrjetet sociale është shprehur se realizoi një ëndërr duke luajtur për ekipin e tij të zemrës, teksa tashmë po kërkon një skuadër të re.

Postimi i lojtarit:

Përshëndetje miq ! Nga ky moment nuk do jem më pjesë e KF Vllaznia. Jam krenar që realizova ëndrrën e babait të më shihte me fanellën e Vllaznisë duke shënuar dhe falënderoj ato që më dhanë këtë mundësi. Ishte dëshira ime te largohem.

Duke ditur rëndësinë e fanellës, kam vlerësuar çdo sekondë në stërvitje që ta shijoj të paktën 1 minutë në fundjavë. Jam rritur duke ëndërruar ditën që do të vesh këtë fanellë dhe e realizova. Tani është koha për një eksperiencë të re, ku të kem më shumë minuta. I falënderoj të gjithë pa përjashtim. Largohem për t’u kthyer më i fortë. Mirupafshim!,”, shkruan Pusi në “Facebook”.

pusi-postim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"