“Ishte argëtues turpërimi i Mesit”, mesfushori i Bajernit: Jam pa fjalë, çfarë spektakli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 11:56


“Ishte argëtues turpërimi i Mesit”, mesfushori i Bajernit: Jam pa fjalë, çfarë spektakli

Leon Gorecka ishte shumë i lumtur për fitoren e thellë të skuadrës së tij në ndeshjen e djeshme ndaj Barcelonës. Mesfushori gjerman tha për “Sky” se e kishte të vështirë për të folur rreth këtij rezultati surprizë të ekipit të tij.

goretzka

“Është e vështirë ta them me fjalë se çfarë po ndiej. Do të më duhen disa ditë për të kuptuar atë çfarë bëmë sot (dje) në fushën e lojës. Skuadra luajti me ritëm të lartë nga minuta e parë deri në fund, duke mos ndaluar për asnjë moment.

Kjo ishte ajo që na kishte kërkuar trajneri. Mund të them se vetëbesimi në fitore të tilla rritet shumë dhe kjo do të na ndihmojë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Por tani nuk kemi shumë kohë dhe duhet të mendojmë për sfidën e radhës. Gjithsesi, sot (dje) festimi do të jetë legjitim, edhe pse do të zgjasë shumë pak.

A ndihem keq që turpërova një idhull fëmijërie si Lionel Mesi? Jo, nuk ndihem keq. Madje mund të them se ishte argëtuese”, tha Gorecka.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com