“Ishte ajo që prisnim”, Refik Halili për shortin e Champions: Nëse ju gazetarët gjeni dikë që e kërkon Shehi, ne jemi gati t’i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 16:02

“Ishte ajo që prisnim”, Refik Halili për shortin e Champions: Nëse ju gazetarët gjeni dikë që e kërkon Shehi, ne jemi gati t’i…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur për mediat pas një mbledhje për klubet të organizuar nga FSHF, ku ka komentuar shortin e kualifikueseve të Championsit, në të cilin u vendos kundërshtari i kampionëve të Shqipërisë që do të jetë Dudelanzhi. Ai ka komentuar shortin duke cilësuar se ishte ajo që priste si dhe ka theksuar se për të nuk ka skuadra të lehta por vetëm punë.

refikhalili-1

Dudelanzhi një kundërshtar i kalueshëm?

Shiko, për mua ishte ajo që ne prisnim, thoshim që të gjitha janë skuadra të forta, por prisnim të na binte kjo skuadër që te luanim. Mendoj që është një short i favorshëm, për mua nuk ka skuadra të lehta ka vetëm punë. Kemi nisur dhe fazën përgatitore dhe shpresojmë që në të ardhmen të bëjmë dhe pak merkato sepse nuk është e lehtë për të shkuar dhe kaluar me shpresë turnin e parë.

Objektivat në merkato?

Po flasim për shortin, të flasim për atë që duam dhe pretendojmë nuk kemi diçka konkrete. Nëse do të kemi do ta merrni vesh të parët. Nëse ju gazetarët gjeni dikë që Shehi e kërkon ne jemi të gatshëm t’i bëjmë kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"