Ishin të gjithë në ankth, zbulohet mesazhi i Eriksenit për shokët e skuadrës te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2021 | 10:17

Ishin të gjithë në ankth, zbulohet mesazhi i Eriksenit për shokët e skuadrës te Interi

Gjendja e Kristian Eriksenit i mbajti të gjithë në ankth për disa minuta mbrëmjen e djeshme, kur mesfushori danez pësoi atak kardiak dhe ra pa ndjenja në fushë.

lukaku eriksen

Pas përpjekjeve të mëdha, mjekët ia dolën ta shpëtojnë futbollistin, i cili tashmë është në gjendje të qëndrueshme. “La Gazzetta dello Sport”, ka zbuluar së fundmi edhe mesazhin që Eriksen i dërgoi lojtarëve të Interit, për t’i qetësuar. “Jam mirë, shpresoj të rikthehem së shpejti”, mësohet të ketë shkruar Eriksen.

Futbollisti është i shtura në spital në Kopenhagen dhe nën kujdesin e mjekëve, të cilët po punojnë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"