Ishin të dy te Egnatia, Zekerija Ramadani bashkohet me mbrojtësin e rrogozhinasve te Gjilani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 11:42


Ishin të dy te Egnatia, Zekerija Ramadani bashkohet me mbrojtësin e rrogozhinasve te Gjilani

Mbrojtësi nga Shkupi, Besart Krivanjeva, është nën kontratë me Egnatian, por mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut e bëjnë fakt të kryer largimin e tij nga Rrogozhina.

KRIVANJEVA

“TV Shenja” ka raportuar se Krivanjeva do të transferohet në Kosovë, pasi mbrojtësi ka arritur akord me ekipin e Gjilanit, ndërsa zyrtarizimi mbetet çështje ditësh.

Krivenjeva te Gjilani do të bashkohet sërish me trajnerin Zekirija Ramadanin, me të cilin punoi së fundmi tek Egnatia.

PANORAMASPORT.AL