“Ishin skuadra më solide, por treguam karakter”, flet Higuain: E nisa nga stoli sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 23:07

“Ishin skuadra më solide, por treguam karakter”, flet Higuain: E nisa nga stoli sepse…

Gonzalo Higuain me golin e tij, në minutën e 80-të, ishte ai që i dha fitoren Juventusit në këtë ndeshje. Ai ka folur pas ndeshjes për “Sky”,  për golin e shënuar dhe atë që skuadra, po bën në këtë fillim sezoni.

higuain

Goli dhe fitorja? “Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ata ishin skuadra më solide në ligë, kishin bërë gjashtë fitore nga gjashtë, por ne kemi luajtur një lojë me karakter.

Nisja e ndeshjes nga stoli? “Janë vendim e të trajnerit. Paulo ishte duke bërë shumë mirë, shënoi një gol të shkëlqyer dhe nëse do të kisha hyrë unë, do e kisha ndihmuar ekipin. Për fat të mirë kisha sukses, shënova, ekipi luftoi me vendosmëri dhe tani jemi të parët.”

Sërish gol Interit? “Unë përpiqem të bëjë më të mirën. Ishte një fillim i shkëlqyer ky për mua, por na duhet të vazhdojmë kështu. Tani ka një pushim duhet të jemi të qetë dhe të luftojnë në çdo garë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"