Ishin lojtarët anti-vaksinë të Bajernit, të dy përfundojnë pozitiv me COVID

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 19:37

Ishin lojtarët anti-vaksinë të Bajernit, të dy përfundojnë pozitiv me COVID

Xhoshua Kimish dhe Erik Maksim Çupo-Moting kanë rezultuar sot pozitiv ndaj COVID-19. Lajmi në fjalë, i konfirmuar zyrtarisht nga Bajern Mynih, ka bërë bujë për faktin e thjeshtë se të dy lojtarët ishin ata që “komandonin” grupin anti-vaksinë në radhët e bavarezëve.

kimish

Te klubi gjerman, përveç tyre janë edhe Gnabri, Musiala dhe Kuizans të cilët kanë refuzuar deri tani vaksinat. Por këta të fundit, deri tani kanë rezultuar negativ ndaj virusit, ndërsa gjatë ditë së sotme u bë e ditur se sulmuesi dhe mesfushori duhej të izoloheshin për shkak infektimit. Megjithatë, klubi ka qetësuar tifozët duke bërë të ditur se gjendja e të dyve është e mirë.

Në një situatë të tillë, mediat në Gjermani kanë bërë të ditur se Gnabri e Musiala po ndryshojnë mendje, ndërsa sipas “Bild”, të dy kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"