“Ishin edhe 2-0 për Aston Vilën?”, Klop thumbon: Të dal i dyti është historia e jetës time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 21:14


“Ishin edhe 2-0 për Aston Vilën?”, Klop thumbon: Të dal i dyti është historia e jetës time

Jurgen Klop ka pranuar se ka shumë dëshpërim në kampin e Liverpulit pasi humbi titullin kampion në Angli edhe pse mbylli kampionatin me 92 pikë. Duke folur pas sfidës, ai nuk ngurroi të bënte ironinë e tij të zakonshme duke komentuar edhe fitoren e Mançester Sitit me përmbysje ndaj Aston Vilës.

klop

“Urime Mançester Sitit dhe Pep Guardiolës. Faleminderit Aston Vilës dhe Ullvërhemtpn që e bënë këtë një ndeshje të vërtetë.

Nuk është rezultati që dëshironim. Kishte ulje-ngritje. Nuk i di rezultatet me saktësi, por e di që ata ishin 1-0. Ishin edhe 2-0 gjithashtu? Padyshim në këtë moment ka zhgënjim këtu gjithashtu.

Nëse do të ishte 5-0 për Sitin pas 10 minutash, do të ishte një ndeshje normale për ne. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë gjithashtu, por gjithçka është në rregull. Të kesh 92 pikë është absolutisht e pabesueshme. Ne të gjithë e dëshironim, por tani është në rregull.

Të përfundoj i dyti është historia e jetës time, unë vazhdoj të jem rekordmeni që nuk siguroi ngjitjen në kategori në Gjermani për numrin e pikëve të siguruar. Duhet të sigurosh më shumë pikë se çdo skuadër tjetër, por ne nuk ia arritëm.

Nuk mund të bësh më shumë se sa të japësh absolutisht më të mirën dhe kjo është ajo që bënë djemtë. Ne ndoqëm skuadrën më të mirë në botë deri në finish, kjo është speciale. Do të ndërtojmë përsëri një skuadër të mirë dhe do ta provojmë përsëri, tha trajneri gjerman për “Sky Sports” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL