“Ishin 2 shuplaka edukuese”, në Laç i dalin në mbrojtje ish-trajnerit që rrahu fëmijët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 20:46

“Ishin 2 shuplaka edukuese”, në Laç i dalin në mbrojtje ish-trajnerit që rrahu fëmijët

Një video tronditëse bëri xhiron e internetit, teksa ish-trajneri i 17-vjeçarëve të Laçit, Ndue Tarazhi, shfaqej duke dhunuar futbollistët e tij, pas një ndeshje.

ndue-tarazhi

Tarazhi fillon të godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij, ndërkohë që pas publikimit të pamjeve, ish-trajneri u shoqërua në Polici, për të dhënë shpjegime në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

ndue-tarazhi-godet-lojtaret

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” ka reaguar edhe Kf Laçi U-19, që i ka dalë në mbrojtje ish-trajnerit, duke shkruar:

“Ne si ekip i KF Laçit U19 ndjehemi shume te prekur per situaten e krijuar per nje emer te madhe te futbollit lacjan Profesor Ndue Tarazhi! Mbi nje emer te madh si ky nuk mund te hidhet balte per nje vidjo ku nje moment i vogel irritimi dhe 2 shuplaka edukuese! Dicka qe mund ti ndodhe nje njeriu te moshuar qe e tradhtojn nervat ne nje moment.

Ne jemi rritur nga ai si futbollista dhe nuk i pranojm ofendimet qe kane shkuar kundrejt tij. Nje njeri qe ka edukuar gjithe femijet e lacit! Ne si ekip i U-19 dhe gjithe djemt qe i ka prekur ne vidjo profesori i japim perkrahjen tone. Profesori nuk eshte ai qe eshte shfaqur ne vidjo por nje njeri i dashur dhe edukues!

Laci trajneri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"