“Ishim të paqartë”, Josa pas disfatës ndaj Erzenit: Balaj nuk kishte lidhje me topin te goli i anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 21:30

“Ishim të paqartë”, Josa pas disfatës ndaj Erzenit: Balaj nuk kishte lidhje me topin te goli i anuluar

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, e ka theksuar duelin e humbur sot përballë Erzenit si një sfidë ku ekipi i tij u ndëshkua nga pavëmendjet.

bandicam 2023-01-30 21-22-49-120

“Erzeni është një skuadër që ka treguar çfarë mund të bëjë. Pavarësisht humbjes në fillim në javën e parë në kampionatit që bëmë ne, ka rritur lojën. Skuadra ime u godit në dy raste shumë naive. Nga momenti që duhej të kishim qenë më të kujdesshëm se po mbanim topin, por në 30 metrat e fundit nuk ishim ata që duhej, sidomos kur shkonte topi në krahë e nuk ishim efikas. Shënuam golin e dytë e kishim besim që mund të kthenim rezultatin, ekipi luajti me këmbëngulje, por duhej të ishim më të qartë kur luajtëm me dy sulmues, shërbimet duhej të kishin qenë më të sakta me dy lojtarë të tillë shtatlartë.

Goli i anuluar? Balaj nuk ishte fare në trajektoren e topit, largësia e tij nga porta ishte shumë e madhe, nuk kishte lidhje me pozicionin jashtë loje. Balaj ishte komplet jashtë trajektores dhe nuk pengonte fare Xhikën që të ndërhynte. Por çdo gjë ka mbaruar tani, janë komente që duheshin bërë gjatë këtyre ditëve, Balaj nuk kishte lidhje me topin fare. Se ç’vendos arbitri është punë tjetër, por ne edhe me rezultatin 2-0, ne bëmë 2-1 dhe duhej të ishim shumë më të përqendruar në mënyrë që të kishim mundësinë të shkonim te barazimi e jo të pësonim golin e tretë. Ai ishte një keqkuptim, një mosrenditje e mirë, një veprim jo i mirë i mbrojtësve tanë.

Nonato është lojtari kryesor i Erzenit, nuk është që kishte probleme për markim personal të tij se një gol nga kundërshtarët mund të ketë përqindje të ndryshme gabimesh. Goli i dytë filloi që nga krahu i djathtë i yni dhe futja e topit nga Alan te ai, ai ishte problemi i parë. Pastaj Nonato preu në kohën e duhur, aty nuk duhej luajtur pozicioni jashtë loje”, tha Josa për “Oversport” në fund të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"