“Ishim të mërzitur kur pamë ndeshjet e Champions-it, nga gara për titull na nxori…”, Pirlo: Ja objektivat që kemi tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:52

“Ishim të mërzitur kur pamë ndeshjet e Champions-it, nga gara për titull na nxori…”, Pirlo: Ja objektivat që kemi tani

Juventusi mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Napolin. Pas ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo është shfaqur shumë i lumtur, teksa është shprehur se tani objektivi është të fitohen ndeshjet e mbetura në kampionat dhe Kupa e Italisë.

andrea-pirlo-verona-juventus_e22gz1qsgbuq1v4xe8rtnv7gb

“Ne kemi lënë disa pikë rrugës, por sot kemi bërë mirë. Ne e kishim përgatitur në këtë formë ndeshjen. Bëmë mirë edhe me kundërsulme. Zërat për largim? Nuk më gjejnë të papërgatitur, e di cila është puna ime.

Unë e nisa punën time këtu në gusht dhe nisëm një mënyrë loje. E kemi bërë atë për një periudhë të caktuar, por nuk mund të vazhdonim më, kjo për shkak të mungesave.

Dibala? Kur ke një lojtar të tillë në dispozicion, mund të bësh më shumë. Ne nuk e kemi pasur gati për këtë sezon. Dibala është një vlerë e shtuar për çdo skuadër. Ka edhe një vit kontratë dhe shpresojmë at kemi këtu.

Sezoni personal? Disa gjëra i kam bërë gabim, pro do i bëja përsëri. Viti i parë asnjëherë nuk është i lehtë. Kampionati është shumë i komplikuar. Kam bërë gabime, por të gjithë gabojnë, mund të nxjerr mësime nga këto.

Objektivi? Synim tani kemi të fitojmë këto ndeshje të mbetura dhe të triumfojmë në finalen e Kupës së Italisë. Pendohem edhe për titullin kampion edhe për eliminimin nga Liga e Kampioneve, Kur je pjesë e Juves, lufton për të gjithë trofetë. Ne kishim mundësinë për të ecur më tej në Champions, ishim shumë të zemëruar kur shikon im ditën e djeshme ndeshjet e Champions-it. Benevento na nxori nga gara për titull.”, tha Pirlo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"