“Ishim superiorë në të gjitha aspektet”, Duro: Më interesoi vendosja e Partizanit, shikoni trajnerët e huaj që futen në fushë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 21:18

“Ishim superiorë në të gjitha aspektet”, Duro: Më interesoi vendosja e Partizanit, shikoni trajnerët e huaj që futen në fushë!

Kukësi triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0 në kryendeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Goli i Abazaj i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro, i cili në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” u shpreh:

bandicam 2020-01-26 21-05-33-917

“Dihet forca e skuadrës sonë. Me Tiranën dhe Partizanin kemi marrë pikë të plota. Ishim më superior në të gjitha aspektet në sfidën e sotme ndaj Partizanit. Në një moment psikologjik jo të mirë dhe me kritika të shumta rreth e rrotull, skuadra diti të reagojë.

Shkurtaj ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Ka goditur 2-3 herë, por fati s’ka qenë me të. Çdo ndeshje është emocion. Nuk e di ku e keni parë tensionin? Shikoni ata trajnerët e huaj që çdo javë futen në mesë të fushës dhe tregojnë shembuj shumë të mirë. Trajnerët shqiptarë janë shumë të rregullt.

Ishte një ndeshje që duhej fituar. Kam qenë më shumë strikt në mesin e fushën, në pozicion dhe për të shfrytëzuar krahët me Maliqin dhe Mustën, të cilët kanë qenë gjithmonë ofensivë. Vendosja e Partizanit i la hapësirë Maliqit dhe Mustës. Ky ishte momenti pozitiv i skuadrës sonë. Pjesa përpara ka qenë në nivelin e duhur.

Më interesoi vendosja e Partizanit. Kishte aktivizuar Bardhin mbas 2 sulmuesve dhe Cinarin e kishte tërhequr jashtëzakonisht mbrapa. E pashë që nuk ishte në nivelin e tij. Kjo skemë më interesoi, sepse Musta dhe Maliqi kishin hapësirë dhe korridor jashtëzakonisht të lirë në mesfushë.

Në futboll c dogje ndodh. Kam 6 muaj te Kukësi, punoj te kompleksi, jam shumë i qetë me skuadrën. Te zyrat shkoj vetëm kur marr rrogën. Presidentin e kam takuar 2-3 herë. Patjetër që ka presion. Kukësi është skuadër që pretendon. Ka presion edhe te Tirana dhe Partizani, sepse jo më kot kanë ndryshuar trajnerët. Topi e ka kaluar vijnë fatale te goli.

Ata të Gjirokastrës e kishin mendjen te goli me Kukësin dhe hëngrën 5 me Tiranën. Në Gjirokastër thoshin iu mohua fitorja Luftëtarit kur ishte minuta e 30-të. E rëndësishme është që ne fituam dhe e merituam totalisht fitoren.

Gavazaj ka përmirësim të ndjeshëm nga fillimi i kampionatit. Ka qenë në gjendje shumë të mirë. Hyri në lojë, por hyri pak me vonesë. Them se ka luajtur shumë mirë. Jam i kënaqur me të gjithë. Janë lojtar që zgjidhin situatën dhe kur ekipi është në formë. Në ndeshje të mëdhaja kanë luajtur jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Duro.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"