“Ishim përgatitur për këtë ndeshje dhe e merituam fitoren”, Kumbarçe: Korabi ekip pretendent për tu ngjitur në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 15:55

“Ishim përgatitur për këtë ndeshje dhe e merituam fitoren”, Kumbarçe: Korabi ekip pretendent për tu ngjitur në Superiore

Korabi ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1. Një sfidë që i pati të gjitha, penallti, emocione, fuqi, gola. Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i Korabit Shpend Kumbarçe.

korabiii

Një fitore tepër e rëndësishme sot që ju ndihmon të ngjisni shkallët e klasifikimit, a jeni i kënaqur?

Jam i kënaqur për reagimin që patëm pas barazimit të Skënderbeut, grinda dhe dëshira për të qenë sa më lart. Në 9 javë skemi qenë asnjëherë një 11 i plotësuar pasi kemi pasur shumë mungesa, fitorja është e rëndësishme pasi erdhi pas humbjes në Pukë dhe pas dy barazimeve me Dinamon dhe Orikun. Kishim shumë nevojë dhe e patëm përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Kishim marrë të gjitha masat, dhe në fund morëm atë që dëshiruam.

Ishte kjo fitore një konfirmim që aspiratat e skuadrës së Korabit janë për tu ngjitur në Abisnet Superiore?

Ka qenë gjithmonë pretendent për tu ngjitur, këtë vit jemi në grup shumë të vështirë, kemi luajtur ndeshje të forta dhe kemi marrë pikë jashtë jemi brenda objektivave dhe shpresoj të arrijmë edhe më shumë gjëra që na janë caktuar nga president i klubit”, u shpreh ai në një prononcim për Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"