“Ishim nervoz prej kartonit të kuq, jo nga Vllaznia”, Selmani: Kishim ardhur për diçka tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 22:34

“Ishim nervoz prej kartonit të kuq, jo nga Vllaznia”, Selmani: Kishim ardhur për diçka tjetër

Mbrojtësi i Teutës, Adolf Selmani u shpall dhe njeriu i ndeshjes pasi tregoi saktësi në fazën mbrojtëse të durrsakëve si dhe dha asitin te goli i shënuar nga Kuembemba. Pas ndeshjes, qendërmbrojtësi i shpreh:

selmani

‘’Jemi të kënaqur për këtë pikë që morëm, në varësi se si shkoi loja. Ishim përgatitur për diçka tjetër, pavarësisht dhe faktorit fushë, por jemi të kënaqur.

Në pjesën e dytë hymë në fushë pak nervoz jo prej Vllaznisë po prej kartonit të kuq.

Nervoz? Isha pak nervoz pasi morëm kartonin e kuq, dhe duhej të dilnim nga vetja për ta përballuar ndeshjen pasi nuk kishte mënyrë tjetër. Tani ndihem mirë, pasi edhe pse kam kohë që jam larguar nga Laçi, po e marr veten mirë këtu te Teuta, ndihem shumë mirë.

Kampionati? I kemi ndjekur të gjitha ndeshjet, do të jetë një kampionat i rivalizuar, nuk ka ekip të dobët, të madh a të vogël. Janë të gjithë njëri më i fortë se tjetri, duke në ndeshjet e luajtura, do të jetë kampionat më i fortë se vjet, dhe duhet ta përballojmë me sukses.

Ivanoviç apo Aleksi aleat në mbrojtje? Me të dy shumë mirë, nga një ndeshje kam me të dy, pak rëndësi ka kë kam në krah, rëndësi ka të japim maksimumin’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"