“Ishim në një ditë të keqe”, flet Guardiola pas humbjes: Më mirë mos të mendojmë për Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 18:15

“Ishim në një ditë të keqe”, flet Guardiola pas humbjes: Më mirë mos të mendojmë për Liverpulin

Mançester Siti është shtangur nga Ulvsi, këtë mbasdite pasi ka humbur me rezultatin 0-2 dhe kështu sheh Liverpulin 8 pikë para në vendin e parë. 

Guardiola

Guardiola ka folur para mediave për këtë ndeshje, duke u shprehur se ishte një ditë e keqe.

“Ishte një ditë e keqe. Kjo ndonjëherë ndodh. Ne filluam mjaft mirë dhe pastaj pësuam në dy situata, nga dy topa të humbur kur po ndërtonim aksionin. Ishim disi nervozë. Kjo ndodh ndonjëherë, por ka shumë ndeshje për t’u luajtur”, shprehet Guardiola.

Më tej ai shton: “Ne humbëm ndaj një ekipi të mirë. Ata kanë fizik dhe janë të fortë në ajër e të shpejtë në sulm. Është më mirë mos të mendojmë për Liverpulin. Distanca është e madhe, Liverpuli nuk ka lënë pikë, por është koha për t’u rikthyer”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"