“Ishim mirë në pjesën e parë, në të dytën bëmë të kundërtën”, Cungu: Do kishte shumë vlerë fitorja sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 22:43

“Ishim mirë në pjesën e parë, në të dytën bëmë të kundërtën”, Cungu: Do kishte shumë vlerë fitorja sot

Laçi barazoi 1-1 ndaj Skënderbeut në Korçë, në një ndeshje shumë të luftuar nga ana e ët dyja ekipeve. Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, u shpreh se në pjesën e parë ekipi kishte raste edhe për golin e dytë, ndërsa ndjen keqardhje për atë që treguan në fushë në pjesën e dytë.bandicam 2020-06-15 22-42-43-156

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë dhe kam keqardhje që nuk difishuam rezultatin, Nuk e bëmë këtë dhe për pjesën e dytë kërkuam të luanim më para, por në fakt ndodhi e kundërta. Pjesën e dytë u tërhoqëm mbrapa dhe i dhamë avantazh kundërshtarit që të luante para.

Në këtë fazë dhe kështu si ka ardhur kampionati, një fitore ndaj Skënderbeut jashtë do të thoshte shumë për ne. Megjithatë janë edhe 7 ndeshje dhe natyrshëm që nuk është e lehtë dhe duhet të japim maksimumin. Djemtë e rinj normalisht që janë të rinj, por kanë shumë ëpr të mësuar.”, u shpreh Cungu për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"