“Ishim me fat”, Josa surprizon me deklaratën pas ndeshjes: Dëshira ime është që Lushkja të largohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 16:07

“Ishim me fat”, Josa surprizon me deklaratën pas ndeshjes: Dëshira ime është që Lushkja të largohet…

Laçi arriti një fitore mjaft të rëndësishme në Rrogozhinë përballë Teutës, me rezultatin 2-4. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i kurbinasve, Mirel Josa, u shpreh i lumtur për këtë triumf, ku ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2022-01-22 15-59-44-262

NDESHJA- Në një ndeshje nuk shkojnë gjërat ashtu sicc kërkojmë ne. Ne donim të kishim zbritje topit graduale. Teuta kishte strategji për të na kapur në presing kur topi ishte i ndaluar. Sidomos në gjysmëfushën tonë! Skuadra reagoi, por ishim edhe me fat. Shënuam në një moment shumë decciziv. Në qoftë se pjesa e parë do të mbaronte 1-0 tensioni do të ishte më i madh. Kishim probleme në topin e kthyer. Në pjesën e dytë e rritëm shumë nivelin e lojës. Teuta u shpërnda shumë dhe ne ishim shumë solid.

Duhet të  kemi respekt për ekipet kundërshtare. Edhe ata luajnë futboll. Nuk duhet të bëjmë faulle të panevojshme. Teuta na rrezikoi nga faulle standarde. Shtylla dhe rasti tjetër flagrant. Nuk duhet të bëjmë faulle kur lojtarët janë me shpinë.

Nuk duhet të merrem me problemet, në skuadrën time ka lojtarë që pretendojnë të jenë në formacion dhe un i hedh në fushë. Dy lojtarët që u futën, duhet të kishin mbyllur më shumë krahët. Ziko mbeti në gjysmëpozicioni, duhej ndihmë më e madhe. Menduam shumë shpejt për ndeshjen tjetër.

EUFORIA PAS GOLIT- Golat më shijojnë të gjithë njësoj. Janë momentet ato që  të bëjnë të lumtur, kur pastrohet ndeshja. Lushkja dhe lojtarë të tjerë janë pjestarë të skuadrës. Uroj që djali sa më shpejt të stabilizohet, por ai është i përqendruar këtu. Dëshira e tij dhe e imja është të shkojë lartë. Do të mundohemi të gjejmë tjetër”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"