“Ishim dy kundërshtarë të denjë”, Abazaj pas fitores me Lushnjën: Ishim në tension deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 15:05

“Ishim dy kundërshtarë të denjë”, Abazaj pas fitores me Lushnjën: Ishim në tension deri në fund

Trajneri i Pogradecit, Ardjan Abazaj, është i lumtur që skuadra e tij kapi zonën “play off”, por tashmë ai beson edhe te fitorja ndaj Besëlidhjes.Abazaj222

“Jam i kënaqur me këtë paraqitje. Nuk e mohoj që ishte një ndeshje shumë delikate dhe që na ka mbajtur në tension deri në fund. Gjithsesi, unë kisha shumë besim te ky ekip, edhe pse kishim në fushë disa futbollistë të rinj. Këtë takim mund ta fitonte çdo skuadër, pasi janë dy kundërshtarë të denjë.

Ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejt, pasi kishim disa raste të pastra për gol, ku edhe kemi goditur shtyllën. Por, të mos harrojmë se kishim edhe një ngërç psikologjik. Tani jemi më të qetë dhe në rrugën e duhur për vazhdimësinë. Do të fillojmë të mendojmë për takimin me Besëlidhjen”, deklaroi pas ndeshjes për “Panorama Sport” trajneri i liqenorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"