“Ishim duke ngrënë bukë kur erdhën persona me maska”, tifozi i Kosovës rrëfen sulmin në Çeki

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 8:41

Kosova & Rajoni LAJMI KRYESOR Të fundit

“Ishim duke ngrënë bukë kur erdhën persona me maska”, tifozi i Kosovës rrëfen sulmin në Çeki

Kosova u mposht mbrëmjen e djeshme nga Çekia me rezultatin 2-1, në përballjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Tifozet cek

Nuk kanë munguar incidentet para ndeshjes, teksa një grup tifozësh kosovarë janë sulmuar nga çekët. Ndërkohë në një prononcim për “RTV Dukagjinin”, tifozi i Kosovës, i cili kishte dorën e lënduar, ka rrëfyer gjithë ngjarjen që ka ndodhur e që ai e ka konsideruar tërësisht jo sportive.

Ceket

“Jetoj në Graz të Austrisë dhe jam nga Gjilani. Kemi qenë duke ngrënë bukë në mënyrë të qetë. Na kanë sulmuar persona me maska.  Ne nuk kemi provokuar. Sulmi ka qenë komplet i papritur. Ne kemi ardhur për ambient sportive. Kjo nuk është atmosferë sportive. Nuk ka të bëj me sportin. Kam parë që policia ka reaguar… Ne jemi kryesisht studentë. Nuk kemi qëllime provokimi. Unë vet jam baba i dy fëmijëve. Nëse është e mundur do të shikojmë ndeshjen, në të kundërtën shohim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh tifozi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com