“Ishalla Vllaznia bën të njëjtën gjë si Tirana”, Kola: Më mirë që thonë se kur do të humbasin, sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 23:10

“Ishalla Vllaznia bën të njëjtën gjë si Tirana”, Kola: Më mirë që thonë se kur do të humbasin, sepse…

Ish-futbollisti i Tiranës, Agustin Kola vlerësoi punën e drejtuesve dhe skuadrës së Vllaznisë në këtë sezon. Në “Sport News Plus” në “News 24”, ai shtoi se presioni ndaj shkodranëve do t’i ndihmojë këta të fundit për të ecur përpara.
agustini
“I uroj suksese Vllaznisë. Është si shprehja ‘peshku qelbet nga koka’. Kanë drejtues dhe donator të mirë si dhe organikë cilësore. Në fillim thonin se kur do mundet Vllaznia. Mbase e thonë prapë këtë se Vllaznia do të eci më mirë. Kanë merita drejtuesit. Janë kompakt. Janë të gjithë për një, një për të gjithë.

Është ana financiare në rregull. Njësoj sikur të punosh në fabrikë dhe të mos u japësh punëtorëve rrogat. Te Vllaznia paguhen në rregull. Ky është faktori i pari.

Loja, stafi dhe janë të ngrohur nga kjo anë. Ata e kanë finalizuar që në fillim Kupat e Europës. Pse jo të mos e kërkojnë titullin?!

Ishalla arrin bëjnë atë si Tirana, ranë në Kategorinë e Parë dhe pastaj fituan titullin”, u shpreh Kola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"