“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila BASHA i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 10:31

“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila BASHA i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid

Mbrëmjen e djeshme u organizua në “Teatrin e Operas dhe Baletit” një mbrëmje gala nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku u vlerësuan të gjithë ata lojtarët që spikatën në vitin 2022. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Anila Basha.

WhatsApp Image 2023-01-28 at 12.30.32
Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, njëkohësisht Kryetare për Futbollin e femrave i dhuroi Këpucën e Artë futbollistës së Vllaznisë, Megi Doçi. Emocionet ishin të pranishme dhe për t’i shtuar më shumë dozat mendoi Basha me fjalimin e bërë para qindrave të ftuarëve.
“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore dhe më futi në një stadium. Aty pashë ndeshjen e parë. Dhe pas kësaj, u dashurova me topin. Pas kësaj nuk rreshta së luajturi futboll”, këto ishin fjalët e kapitenes sonë të parë të Kombëtares së vajzave, Aurora Seranaj. Është pikërisht viti 2009-të. Që atëherë kanë kaluar shumë vite. Ne kemi pasur shumë vajza që marrin pjesë në futboll. Sot kemi gati 2000 dhe presim në bazë të strategjisë të futbollit për kombin që kemi, t’i dyfishojmë. Të masivizojmë futbollin e vajzave në gjithë Shqipërinë. Jo vetëm kaq, por kemi mbështetje të mëdha sa i përket financave, ekipeve dhe gjithçkaje tjetër, edhe trajnimit të vajzave. Kështu që vajza inkurajohuni për të luajtur sa më shumë futboll. Merrni njëra-tjetrën, shoqja-shoqen. Do të kënaqeni. Është një aktivitet i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Basha.
Më pas erdhi momenti për t’i dorëzuar trofeun e “Këpucës së Artë” Megi Doçit. Sulmuesja e Vllaznisë është e para vajzë në historinë e futbollit shqiptar që i shënon një klubi legjendar si Real Madrid. Sigurisht meritat janë të padiskutueshme dhe për t’ia promovuar publikisht anëtarja e KE-së së FSHF-së tha: “Është vajza që tronditi rrjetën e Realit të Madridit. Bravo Megi”, përfundoi Basha duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"