“Isha shumë afër Milanit në verë”, ish-lojtari i Juventusit zbulon prapaskenat e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 15:38

“Isha shumë afër Milanit në verë”, ish-lojtari i Juventusit zbulon prapaskenat e merkatos

Milani transferoi disa lojtarë në merkaton e verës, teksa afroi futbollistë pothuajse në çdo repart.benatiaaa

Një nga repartet ku drejtuesit kuqezi punuan shumë për të gjetur një lojtar, ishte mbrojtja ku kontaktuan shumë futbollistë. Pas shumë tentativave me lojtarë të ndryshëm, italianët në fundin e merkatos transferuan nga Flamengo, Leo Duarte.

Një nga lojtarët me të cilët “Djalli” ka pasur kontakte, ka qenë edhe ish-mbrojtësi i Juventusit, Med’hi Benatia. Diçka të tillë e ka pranuar vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, ka thënë se ishte shumë afër kuqezinjve në verë. “ Roma më kërkoi në skuadër, kur Masara ishte ende atje, më pas ai kaloi te Milani. benatia

Edhe kuqezinjtë më kërkuan me çdo kusht në ekip. Unë isha shumë afër transferimit te Milani në verë, por një marrëveshje nuk u arrit.”, u shpreh Benatia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"