“Isha shumë afër Milanit gjatë verës”, ish-futbollisti i Juventusit: Alegri më gënjeu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 13:56

“Isha shumë afër Milanit gjatë verës”, ish-futbollisti i Juventusit: Alegri më gënjeu…

Medi Benatia u largua nga Juvja 10 muaj më parë, kur në janar 2018 vendosi të shkojë në Katar. Sidoqoftë, rikthimi në Itali ka qenë një mundësi e vërtetë. Vetë lojtari e zbuloi këtë për “Tuttosport” për të cilën tha: 

benatiaaa

“Roma më kërkoi vetëm kur Masara ishte ende atje, pastaj ai shkoi në Milano. Kuqezinjtë më kërkuan me forcë, ata më donin vërtet. Isha shumë afër Milanit gjatë verës”. Juventusi, gjithashtu, u interesua për kthimin e Benatias, pas dëmtimit që pësoi Xhorxho Kielini në fund të gushtit, por Sarri preferoi të vijonte me lojtarët që kishte.

BARZAGLI BENATIA

“Drejtori Paratiçi më telefonoi pas lëndimit të Kielinit. Ishte një mundësi e mirë për t’u kthyer në Torino, por Al Duhail nuk pranoi”, tha mbrojtësi. Një sqarim Benatia e dha edhe për konfliktin me ish-trajnerin Alegri: “Alegri më kishte paralajmëruar se Bonuçi do të kthehej, por edhe se duhej ta fitonte vendin e tij. Nuk ndodhi ashtu. Nga korriku deri në dhjetor luajta fare pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"