“Isha në kontakte me Romën”, Konte zbulon prapaskenat: Ja pse refuzova verdhekuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 17:16


“Isha në kontakte me Romën”, Konte zbulon prapaskenat: Ja pse refuzova verdhekuqtë

 Gjatë sezonit të kaluar qarkullonin shumë lajme, ku flitej për një kalim të mundshëm të Antonio Kontes në stolin e Romës.antonio konte

Mesa duket këto lajme kanë qenë të vërteta, teksa diçka e tillë është pranuar edhe nga vetë tekniku italian.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Romën, Konte ka pranuar se ishte në kontakte me verdhekuqtë, por më pas e refuzoi ofertën. “Me Totin kam një miqësi, që nga koha kur luanim së bashku. Ai me të vërtetë më telefonoi dhe më shpjegoi situatën te Roma. Unë e vlerësova ofertën e marrë, dhe e ndjeva se nuk ishte momenti i duhur për këtë.

Në atë kohë nuk kisha marrë akoma interesimin e Interit dhe nga asnjë ekip tjetër. Unë e refuzova ofertën e marrë nga Roma në mënyrë shumë respektueshme, duke ditur që do të ishte një përvojë e jashtëzakonshme, por nuk ishte koha që të ndodhte kjo.”, u shpreh Konte.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com