“Isha në karantinë prej 13 ditësh, na shoqëruan me patrullat e policisë”, Uzuni tregon se si mbërriti në Shqipëri nga Kroacia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 9:32

“Isha në karantinë prej 13 ditësh, na shoqëruan me patrullat e policisë”, Uzuni tregon se si mbërriti në Shqipëri nga Kroacia

I ardhur në Shqipëri 8 ditë më parë nga Kroacia, futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni, gjithashtu pjesë e ekipit të Kombëtares Shqiptare flet për situatën dhe rikthimin pranë famlijes duke u deklaruar: “Përshëndetje të gjithë shqiptarë. Për të ardhur në Shqipëri na ka mbështetur shumë ambasada shqiptare në Kroaci. Ishim në karantinë prej 13 ditësh, ambasada shqiptare bëri të mundur që të shoqëroheshim me patrulla policie nga dogana në doganë”, u shpreh fillimisht Uzuni.

uZUNI

Uzuni ka treguar edhe momentet e para kur në Kroaci, ekipi mësoi lajmin e keq të përhapjes së virusit Covid-19. Ekipi i Lokomotivës së Zagrebit së bashku me dy mjekë- tregon Uzuni-mblodhën të gjithë lojtarët dhe stafin, duke i dhënë lajmin se nuk do të lëviznin për shkak të koronavirusit, edhe pse në atë periudhë në Kroaci nuk kishte ende asnjë rast të prekur.

“Në atë moment në Kroaci nuk kishte raste. Ekipi na mblodhi të gjithëve me 2 doktora dhe na dhanë lajmin që nuk duhet të lëvizim nga shtepia, për sa ditë ata të na njoftojnë për stërvitjen e ardhshme. Kaluan 13 ditë, fola me stafin dhe presidencën, ata më thanë është më mirë të shkosh të rrish në shtëpi, në këto ditë të vështira, pranë familjes.

Tashmë Myrto Uzuni është vetëkarantinuar në banesën e tij në lagjen Uznovë në Berat, ku jeton me prindërit dhe vëllain. Duke theksuar se futbolli për të është jetë, Uzuni vijon stërvitjen e tij në oborrin e banesës private por edhe brenda shtëpisë, pasi-siç shprehet edhe vetë-sot të gjithë duhet të mendojnë për jetët e tyre dhe më pas për futbollin.

“Në këto kohë të vështira duhet të mendojmë për familjarët tanë. Qëndroni në shtëpi sepse nesër na pret një jetë më e mire. Iu them të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi për një jetë më të mirë. Tani për tani duhet të mendojmë për jetët tona me pas për futbollin.

Stërvitem në kushte shtëpiake, muskuj barku, pompa, gjëra të kësaj natyre. Për mua futbolli është jetë”, u shpreh Uzuni për “News 24”.

 PANORAMASPROT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"