EKSKLUZIVE/ “Isha 99% i Vllaznisë”, befason braziliani Xhekson: Ja pse erdha në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 8:48

EKSKLUZIVE/ “Isha 99% i Vllaznisë”, befason braziliani Xhekson: Ja pse erdha në Durrës

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë mbrojtësi brazilian. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” Xhekson tregon arsyen pse zgjodhi Teutën duke treguar edhe një prapaskenë merkatoje, pasi ishte shumë pranë firmës me Vllazninë.

xHEKSON TEUTA

Jeni rikthyer sërish në Shqipëri, pse zgjodhët Teutën?

Vendosa të jem pjesë e Teutës, pasi është një klub i organizuar mirë, si dhe gjithmonë lufton për objektiva madhorë dhe renditet në vendet e para. Arsyeja tjetër është se Teuta ka lojtarë dhe trajnerë shumë të mirë dhe gjithashtu Durrësi është një qytet i mrekullueshëm.

Cili ishte personi që ju mbushi mendjen të firmosni në Durrës?

E vërteta është se unë me 99% isha lojtar i Vllaznisë, por në momentin e fundit vendosa të vija në Durrës, pasi asnjë klub tjetër në Shqipëri nuk është kaq shumë i organizuar sa Teuta. Gjithashtu, këtu gjej edhe disa lojtarë me të cilët kam luajtur më përpara si, Albano Aleksi, Rustem Hoxha, Dejvi Bregu dhe Sebino Plaku. Pastaj edhe trajneri ka dashur që unë të vij këtu. Të gjitha këto bënë që unë të jem i Teutës.

Sa informacion keni për Superioren e këtij sezoni dhe a mendoni se Teuta mund ta fitojë titullin kampion?

Kampionati shqiptar ka një tjetër nivel tani, është më mirë se përpara. Sa i përket Teutës, unë mendoj se ajo mund ta arrijë qëllimin, fitimin e titullit kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"