Ish-trajneri këshillon Eriksenin: Largohu nga Interi nëse nuk të aktivizojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 12:46

Ish-trajneri këshillon Eriksenin: Largohu nga Interi nëse nuk të aktivizojnë

Kristian Eriksen u transferua me shumë bujë te Interi në merkaton e janarit, por deri tani nuk ka gjetur aq shumë minuta sa do të donte te ky klub.eRIKSEN

Pikërisht për këtë arsye, një ish-trajner i danezit kur ishte te Ajaksi, si Martin Xhol i ka këshilluar mesfushorit të largohet nëse nuk i japin minuta. “Eriksen mund të bëjë dhe të shpikë gjithçka. Ai është një lojtar i jashtëzaknshëm dhe i zgjuar. Ai ishte talenti më i mirë në të gjithë akademinë e Ajaksit.

Unë mendoj se ai mund të bëjë një karrierë të shkëlqyer edhe te Interi. Por, nëse ai nuk luan rregullisht nuk mund të dëshmojë atë që mund të bëjë.eriksen

Nëse ai nuk luan shumë ndeshje te Interi, atëherë vendimi për të kaluar te zikaltërit ka qenë i gabuar. Nëse nuk i japin hapësira, atëherë ai duhet të largohet nga ky klub dhe të kthehet në Premier Ligë ose të kalojë në Spanjë.”, u shpreh Xhol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"