Ish-trajneri interist i Tiranës: Do lumturohesha nëse Milani humb titullin, por do duhej një rrebesh si i Peruxhias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 0:37

Ish-trajneri interist i Tiranës: Do lumturohesha nëse Milani humb titullin, por do duhej një rrebesh si i Peruxhias

 Në historinë e futbollit italian në shekullin e 21-të, ka pasur dy raste kur titulli është humbur në javën e fundit në mënyrë të papritur. Një i përket Juventusit që u mund ndaj Peruxhias dhe i dorëzoi titullin Lacios në vitin 2000, ndërsa tjetri i përket Interit që e u mund nga Lacio dhe i dorëzoi titullin Juventust në vitin 2002.

zemaria

Protagonist në ato vite në futbollin italian ishte edhe ish-trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria, i cili ka veshur gjatë karrierës së tij fanellën e Interit dhe është interist i deklaruar. Duke folur në mediat italiane, ai ka komentuar se vetëm një furtunë si ajo që përjetoi Juventusi në fushën e Peruxhias mund të ndryshonte fatin e titullit kampion në këtë edicion në Itali.

“Për të rijetuar një Peruxhia-Juventus, me Lacion kampione, do të duhej ajo furtuna që ndodhi atë vit. Do të isha shumë i lumtur nëse do të ndodhte, por nuk e di nëse do të ishte e drejtë në aspektin futbollistik, pasi Milani po bën shumë mirë, ndërsa Interi e la t’i ikte nga duart disa herë, Unë si ish i Interit shpresoj që të fitojnë zikaltrit, por nuk do të ishte e drejtë për kampionatin që ka bërë Milani”, komentoi Ze Maria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"