Ish-trajneri i Vllaznisë: Nuk shoh më keq se kjo skuadër. Pa fitore në Lushnjë, lamtumirë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 22:48

Ish-trajneri i Vllaznisë: Nuk shoh më keq se kjo skuadër. Pa fitore në Lushnjë, lamtumirë Superiore

Situata te Vllaznia sapo vjen dhe rën dohet. Dy humbjet radhazi kanë bërë pesimistë jo vetëm tifozët, por edhe specialistët e futbollit shkodran. Një prej tyre është edhe Edi Martini, një nga emrat emblemë të Vllaznisë, që tetë vite më parë drejtoi skuadrën kuqeblu.

Në një bisedë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi e sheh të zymtë situatën në skuadër, në një kohë që mendon se asnjë klub tjetër në Superiore nuk është më keq se Vllaznia. Sipas tij, ndeshja e radhës në Lushnjë është jetike për ekipin kuqeblu. “Të jem i sinqertë, nuk di çfarë të them më për këtë Vllazni. Pak kohë më parë, kur kam folur për situatën në skuadër, kam thënë se boll u lodha duke komentuar humbjet e Vllaznisë. Tani kjo skuadër nuk po prodhon asgjë.

edi martini

Preferova që të dielën të ndiqja takimin mes Laçit dhe Teutës. Të paktën u kënaqa me lojën në këtë ndeshje. Nuk më bëhet më ta shikoj Vllazninë dhe me sa duket kjo s’po më ndodh vetëm mua. Situata kështu ka qenë edhe në vitet e tjera, teksa po përsëritet gjithnjë e më tepër. Por, me keqardhje, këtë vit nuk po shoh që ekipi të reflektojë si në sezonet e kaluara. Skuadra nuk prodhon lojë, kjo më shqetëson”, deklaroi fillimisht Martini.

MBIJETESA – Sipas bomberit të famshëm të viteve ’90, rreziku i rënies është më evident se asnjëherë tjetër për Vllazninë. Pas 18 javëve kampionat, skuadra shkodrane ka lënë pas vetëm Lushnjën, që nga ana e saj po tregon se nuk ka ndër mend të dorëzohet. Mirëpo, Vllaznia duket se e ka shumë të vështirë për ta kaluar situatën, për vetë faktin se problemet në klub nuk janë thjesht sportive.

vllaznia

“Të them të drejtën, nuk shoh asnjë skuadër tjetër më të rrezikuar se Vllaznia. Këtë e deklaroj me keqardhje, por e tillë më duket mua situata. Të gjitha skuadrat arrijnë që të marrin pikë në fushën e tyre, por ne e kemi shumë të vështirë. Gjithsesi, edhe pse ka shumë ndeshje për të rikuperuar deri në fund, nuk e di nëse kjo Vllazni ka forca”, ka thënë ish-sulmuesi.

LUSHNJA – Ndeshja e së shtunës në transfertë kundër Lushnjës merr përmasat e një “finaleje” për vetë situatën ku ndodhen skuadrat. Si vendësve, ashtu edhe shkodranëve u intereson më shumë fitorja, pasi me barazimin mund t’i prishin punë njëratjetrës. Për Martinin, lënia e pikëve në këtë takim do të ishte fatale për Vllazninë. “Është një përballje nga më delikatet për ekipin tonë. Nëse nuk arrihet që të merren tri pikët në këtë takim, atëherë duhet t’i themi që pas ndeshjes lamtumirë Superiores.

Gjithçka na vështirësohet edhe më shumë nëse bëjmë ndonjë hap të gabuar në këtë takim. Prandaj, vëmendja duhet të jetë patjetër nga kjo ndeshje, sepse tri pikët janë shumë decizive për vazhdimësinë. Nuk janë të lehta për t’u marrë, por edhe jo të pamundura. Duhet luajtur gjithç- ka për gjithçka kundër Lushnjës, që nga ana e saj po shfaq një futboll të mirë”, përfundoi ish-trajneri Edi Martini.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"