Ish-trajneri i Partizanit: Roma ka bërë gabime njerëzore që peshojnë, ndryshimi i teknikut të Torinos i pashmangshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 18:00

Ish-trajneri i Partizanit: Roma ka bërë gabime njerëzore që peshojnë, ndryshimi i teknikut të Torinos i pashmangshëm

Ish-trajneri i Partizanit në sezonin 2019/2020, italiani Franko Lerda ka folur në mikrofonat e “TuttoMercatoWeb”, midis temave të ndryshme është folur, për skuadrën e Romës dhe Torinos, ku për kryeqytetasit ka deklaruar se gabimet janë njerëzore, ndërsa për torinezët tha se nuk e mendonte se do të ishin në këtë pozicion:

lerda

Roma – “Gabimi i zëvendësimeve duhej evituar, kuptoj se tensioni i lartë i ndeshjes dhe i menaxhimit të zëvendësimeve është sipërfaqësor dhe jo gjithmonë trajneri ka qartësinë për të kuptuar, por duhej të ishte ndihmuar. Nuk i vendos gishtin vetëm trajnerit, edhe pse përgjegjësia është e tij. Duhej të ishte ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga menaxheri i klubit. Fonseka ka ide dhe kishte bërë mirë. Janë gabime njerëzore që peshojnë.

Torino – “Verën që lamë pas, Torino u dukte në parim si një skuadër që nuk do të ishte për atë klasifikim. Jemi në fundin e fazës së parë dhe skuadra ‘granata’ po bien nga kategoria. Klasifikimi është katastrofik dhe ndryshimi i trajnerit ishte i pashmangshëm. Sulmuesit janë aty, është dhe Beloti, këtë sezon kanë qenë larg pritshmërive. Lufta për mbijetesë përfshin 6-7 skuadra, përfshirë natyrisht edhe Kaljarin që nuk do e mendonim kurrë që do të ndodhej aty.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"