Ish-trajneri i Partizanit: Pamë tmerr te Sportingu, tani jam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 9:30

Ish-trajneri i Partizanit: Pamë tmerr te Sportingu, tani jam…

Pas dhunës të ndodhur në Portugali, ku skuadra e Sportingut të Lisbonës u sulmua nga tifozët e saj në qendrën stërvitore, ka reaguar edhe Sampaio. Ish-trajneri i Partizanit gjendet aktualisht në stafin teknik të kësaj skuadre.

sampaio
Në një postim në rrjetet sociale ai falenderon ata që i janë gjendur pranë. “ Dua t’iu falenderoj për mesazhet që më keni dërguar, nuk mund t’iu përgjigjem të gjithëve. Nuk dua të flas për terrorin  që kemi kaluar sot por dua të them vetëm që të gjithë bashkë jemi më të fortë. Falenderoj autoritet për punën e bërë në akademi. Ju përshëndes të gjithëve.”, shkruan Sampaio. Klubi dhe autoritetet pritet të marrin masa drastike për atë çka ndodhi. Sportingu dështoi të fitonte një vend në Ligën e Kampionëve, që solli edhe zhgënjimin e tifozëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"