Ish- trajneri i Partizanit në hetim për pastrim parash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 15:16

Ish- trajneri i Partizanit në hetim për pastrim parash

E përdori Shqipërinë si një trampolinë për karrierën e tij të trajningut. Si futbollist ka qenë i sukseshëm, pasi ka luajtur me Juventues. Gjërat për ish-trajnerin e Partizanit nuk duket se po shkojnë sipas planeve. Iuliano në të shkuarën ka qenë trajner i Latinës, ku së fundmi është arrestuar presidenti i ekipit, Maieta.
download (1)
Ai akuzohet se përdorte klubin e tij për të pastuar miliona euro. Iuliano është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar pasi ai mendohet të jetë i përfshirë indirekt në këtë “biznes”. Maieta, ish-deputet italian, i ka siguruar Iulianos qëndrimin në apartamente shtetërore gjatë kohës që ishte trajner i ekipit. Më pas, regjistroheshin pagesa të rreme të këtyre apartamenteve për të pastruar para. Iuliano duket se i ka punët pisk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"