Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, zgjedh Afrikën për të vazhduar karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 14:33

Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, zgjedh Afrikën për të vazhduar karrierën

Andrea Agostineli, pas eksperiencave tek Partizani dhe Skënderbeu, kishte tre vite që nuk drejtonte një ekip, ndërkohë që ka qenë edhe si analist në Mediaset Premium Sport, në Itali. Por, tashmë, 61-vjeccari ka vendosur të pranojë ofertën e ekipit nga Kongo, Daring Club Motemba Pembe.

agostineli starova

Bashkë me Agostinelin, tek ekipi afrikan do të jenë edhe trajneri atletik, Mateo Basile, si dhe përgatitësi Emanuele Botoni. Në Itali, ai ka që në vitin 2013 që nuk drejton më, ndërsa në 2015 ishte trajneri i Partizanit, dhe një vit më vonë, u emërua tek Skënderbeu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"