Ish-trajneri i Napolit vlerëson shqiptarët: Rahmani është i shkëlqyer, por edhe Kumbulla…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 11:38

Ish-trajneri i Napolit vlerëson shqiptarët: Rahmani është i shkëlqyer, por edhe Kumbulla…

Amir Rrahmani ka bërë një hap shumë të madb në karrierë, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit, me të cilët ka firmosur tashmë.Kumbulla-Rrahmani-e1576232510252-780x439

Mbrojtësi i Kosovës, së bashku me Marash Kumbullën janë duke treguar paraqitje të shkëlqyera te Verona dhe për këtë arsye, skudrat e mëdha u vunë në gjurmët e tyre. Pritet që edhe Kumbulla në merkaton e verës të kalojë në një ekip të madh, pasi interesimet për të janë të shumta.

Për këta dy futbollistë ka folur edhe ish-trajneri i Napolit, Xhani Di Marcio, i cili në një prononcim të dhënë për mediat italiane u shpreh: “Rrahmani është një lojtar i shkëlqyer, e njëjta gjë vlen edhe për Kumbullën, një i ri shumë i mirë me potencial dhe premton për të ardhmen.Gianni-Di-Marzio

Napoli duhet të përqëndrohet në lojtarë të shkëlqyer për të mbetur konkurrues. Gatuzo? Nëse klubi është i bindur që ai është tekniku i duhur, ai duhet të rikonfirmohet për sezonin e ardhshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Mertensin.”, u shpreh Di Marcio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"