Ish-trajneri i Kukësit ngacmon Karabecin dhe Takun: Dy luanët e Rubios…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 18:54

Ish-trajneri i Kukësit ngacmon Karabecin dhe Takun: Dy luanët e Rubios…

Pas një postimi të Erando Karabecit në “Instagram”, Klodian Duro i ka komentur një këshillë në formë shakaje dhe më pas të dy janë përfshirë ne komente drejtuar njëri tjetrit.

“Bisha Erando Karabeci kokën lart jo te topi”, komentoi ish lojtari i Tiranes, Klodian Duro. Ndërsa Karabeci ka replikuar duke shkruar “Ata që kanë pas mbajt kokën lart kan pas luajt me Gallatasarain”.

karabeci 2

Duro më pas e ka përgëzuar kapitenin e Tiranës, “Legjendat luajnë te Tirana dhe kapitenët e vërtetë nuk e braktisin anijen në kohë të keqe”

“Unë pata fatin që luajta te Tirana me dy luanët e Rubios, Karabeci dhe Taku, që megjithëse s’ma pasonin topin, fituam 2 kampionate dhe dy Superkupa ndaj Skënderbeut. Apo jo Ilion Lika?”, ka qenë batuta e Duros më vonë.

karabeci

Më pas kanë vazhduar komentet drejtuar njëri tjetrit dhe në to është përfshirë edhe futbollisti i Skënderbeut, Afrim Taku, pasi u përmend më parë nga Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"