Ish-trajneri i Kukësit: Kjo ndërprerje i bën dëm Tiranës, por sërish 9 pikë janë shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 23:55

Ish-trajneri i Kukësit: Kjo ndërprerje i bën dëm Tiranës, por sërish 9 pikë janë shumë

Trajneri i Shkëndijes së Tetovës Ernest Gjoka beson se skuadra e tij ka ende shpresa për të fituar titullin kampion, pavarësisht se ndodhet 11 pikë larg rivalëve të Vardarit.

ernest gjoka

Në një lidhje direke me emisionin “Fan Zone” të “Supersport”, ish-trajneri i Kukësit dhe Vllaznisë foli dhe për kampionatin shqiptar. Ai beson se Kukësi do ta ketë tepër të vështirë të rikuperojë 9 pikë distancë nga kryesuesit e Tiranës. Ndërkohë, shtoi se kjo ndëprerje e kampionatit mund të ulë hovin e bardhebluve, pasi nuk dihet se cila do të jetë forma e ekipeve në momentin që do të zbresin sërish në fushë.

“Shkëndija larg titullit kampion – Që në krye të herës, kur shkova te Shkëndija, e kam gjetur me diferencë të madhe. Vazhdojmë të luftojmë, të kemi besim, përderisa jemi matematikisht në garë. Pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë gabime që nuk na falen. Do të shpresojmë deri në fund, derisa matematika na e lejon. Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe kemi një hapësirë të marrim trofe.

Shkendija e Tetoves

Titulli kampion në Shqipëri –Kjo ndërprerje i bëri dëm Tiranës, ishte një erë që frynte për Tiranën. Nuk e di si do të jetë kur të nisin. 9 pikë janë shumë, por Kukësi e ka potencialin. Gjithsesi, kampionati e ka marrë formën e tij sivjet”, përfundoi Ernest Gjoka.

tirana kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"